Kapet me 54 kg lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Kapet me 54 kg lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 09:21

Një person është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu të Beratit për shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se arrestimi i 27-vjeçarit Ermal Hoxha, banues në fshatin Cerovë, Skrapar ka ardhur si pasojë e operacionit të koduar “Cerova”.

Arrestimi ndaj Hoxhës u bë pasi, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në banesën e tij në fshatin Cerovë, Skrapar, iu gjetën dhe sekuestruan 54 kg lëndë narkotike marijuanë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat