Rrëfehet e dashura e Kevinit: Përshëndetja e fundit para se ta vrisnin

Kronikë e zezë

Rrëfehet e dashura e Kevinit: Përshëndetja e fundit para se ta vrisnin

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 07:52

Kristjana Saxobeat rrëfen çastet e fundit nga takimi me Kevin Rugovën, i vrarë pak ditë më parë në Tiranë, pranë lulishtes “1 Maji”: E mora vesh lajmin e hidhur në komisariat.

Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja e tmerrshme në zonën e lulishtes “1 Maji”, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër u plagos. Njëri prej viktimave ishte 22-vjeçari, Kevin Rugova. E dashura e tij, Kristjana Ibra, e njohur si Kristjana Saxobeat, rrëfen në këtë intervistë raportin me të ndjerin, që nga momenti i njohjes së tyre e deri tek mësimi i lajmit të vdekjes së tij. Ajo e konsideron viktimën si mashkullin perfekt dhe deklaron që Kevini nuk kishte armiq. Përpos dhimbjes, Kristjana shprehet se do të ruaj nga Kevini vetëm çastet e lumtura që ai i ka dhuruar.

Si je njohur me Kevin Rugovën?

Është për të qeshur në fakt. Ne jemi njohur në ashensor, tek pallati i shoqes time. Na ka tërhequr pamja fizike tek njëri-tjetri, ai momenti kur jemi parë. Prej asaj kohe kemi filluar të dalim me njëri-tjetrin, më pas vendosëm të bashkëjetonim pas një muaj njohjeje dhe lidhje. Kevini ka qenë mashkull perfekt, nuk kishte asnjë defekt. Me mua sillej shumë mirë, sikur të më kishte fëmijë. Kemi kaluar shumë çaste të bukura dhe të këqija bashkë, kemi qenë në shumë vende. Kam kujtime shumë të bukura nga ai.

Prej sa kohësh bashkëjetonit?

Bashkëjetonim prej 7 muajsh në një shtëpi me qira dhe për të gjitha shpenzimet e shtëpisë kujdesej Kevini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat