Lezhë, 5 në pranga, mes tyre 2 italianë dhe 1 mjek

Kronikë e zezë

Lezhë, 5 në pranga, mes tyre 2 italianë dhe 1 mjek

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 23:36

Policia e Lezhës arrestoi të premten në flagrancë pesë persona dhe shpalli në kërkim një tjetër me akuza për vjedhje në bashkëpunim, trafik, kontrabandë, shpërdorim detyre dhe fshehje të të ardhurave.

Sipas burimeve zyrtare, në përfundim të operacionit policor të koduar “Transporter” u vunë në pranga:

Roberto Noveli, 48 vjeç, lindur dhe banues në Taranto të Italisë, i akuzuar për trafikim të mjeteve motorike, kontrabandë me mallra të tjerë dhe vjedhje në bashkëpunim;

Karmine Frashela, 34 vjeç, lindur dhe banues në Taranto, i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim;

Valentin Marku, 31 vjeç, banues në fshatin Krajen të Lezhës, i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim;

Arjan Brahimi, 43 vjeç, banues në Lezhë, me profesion mjek, ndaj të cilit rëndon akuza për shpërdorimit detyre;

Ergin Mataj, 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave.

Ndërkohë në kërkim u shpall Klajdi Doda, 27 vjeç, banues në fshatin Fishtë të Lezhës, me akuzën për vjedhje në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat