Dy "policë" të armatosur e maskuar i marrin automjetin një qytetari

Kronikë e zezë

Dy "policë" të armatosur e maskuar i marrin automjetin një qytetari

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:53

(E plotësuar)- Një grabitje në orët e vona të mbrëmjes së premte ka ndodhur në një rrugë dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy persona të veshur me uniform të ngjashme me atë të policisë kanë ndaluar një automjet.

Personat e armatosur dhe maskuar i kanë marrë automjetin të ndaluarit dhe më pas janë larguar.

E.K. 20 vjeç nga Tirana ka bërë denoncim në polici.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e pestë të autostradës.

Maskat grabisin me armë automjetin në autostradën Tiranë-Durrës

Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur automjetin e një shtetasi në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kilometrin e pestë të autostradës. Pas denoncimit të bërë nga pronari i automjetit, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat