​Aksident në Veternik

Kronikë e zezë

​Aksident në Veternik

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:03

Një aksident që ka ndodhur rreth orës 19 e 30 në dalje të Prishtinës, saktësisht në lagjen Veternik ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.

Kamera ka qenë në vendin e ngjarjes ku shihet se në këtë rrugë janë aksidentuar një veturë e vogël që mban mbishkrimin Taxi me një kamion.

Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani ka konfirmuar aksidentin e ndodhur duke sqaruar se rreth orës 19 e 30 ka ndodhur një aksident me dëme materiale.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia është duke u marrë me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat