Shqiptari hyn të grabisë në banesë, mban peng fëmijën e çiftit italian(Foto)

Kronikë e zezë

Shqiptari hyn të grabisë në banesë, mban peng fëmijën e çiftit italian(Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 21:53

Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë në Padova, gjatë një grabitjeje me dhunë në një banesë.

Emiljan Shelna, 31 vjeç, hyri në shtëpinë e një familjeje që jeton në katin e parë të një pallati në Padova. Familjarët u zgjuan dhe vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte në kuzhinë. Shqiptari në moment kapi fëmijën 10-vjeçar të çiftit dhe i vuri në fyt thikën që mbante në dorë, shkruan Corriere della Sera

Por Shelna nuk e kishte vënë re që çifti kishte edhe një vajzë tjetër, 15 vjeç, e cila doli menjëherë nga shtëpia e telefonoi policinë.

Karabinierët e zonës shkuan menjëherë në vendngjarje, dhe autori i surprizuar nga policët, lëshoi për një moment fëmijën, dhe pikërisht në atë moment karabinierët e netraulizuan dhe arrestuan 31-vjeçarin.

Më pas djali 10 vjeç u dërgua në dhomën e urgjencës për shkak të frikës dhe tronditjes së madhe nga ngjarja. E gjitha familja është mirë, raportojnë mediat italiane. Gatishmëria dhe gjakftohtësia e vajzës 15-vjeçare bëri që policia të mbërrinte menjëherë duke kapur në flagrancë hajdutin, dhe shpëtuar të gjithë familjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat