Grabitje me armë në Cërrik, në pranga dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Cërrik, në pranga dy të dyshuar

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:27

Policia e Elbasanit zbardh vjedhjen me maska e armë të pronarit të një pike karburanti duke arrestuar dy të dyshuar. Në pranga kanë rënë Skënder Trimi , 25 vjeç dhe Bujar Maliqi , 29 vjeç, banues në Cërrik , persona me precedent kriminal dhe i dënuar disa herë për krimet kundra pronës.

Burimet zyrtare të Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në qytetin e Cërrikut. Autorët e ngjarjes kanë shkuar në aksin ambientet e karburant “E….” , të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe armë të ftohta. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur sasinë prej 70,000 lekësh dhe një aparat celular shtetasit E.E, 21 vjeç.

Në ikje e sipër autorët kanë qëlluar me armë zjarri disa here në ajër dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja model 56, me kapsolle të goditur. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar të kësaj vepre penale , sot u bë ndalimi i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan veshjet që dyshohet se mbanin autorët e kësaj ngjarje në momentin e realizimit të veprës penale. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me armë ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat