Burri i alkoolizuar vret gruan me gurin e peshores, pas debatit për pijen

Kronikë e zezë

Burri i alkoolizuar vret gruan me gurin e peshores, pas debatit për pijen

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:13

(E plotësuar) Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Fier ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete të forta.

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, dyshohet se autor i krimit është Arqile Fili, 62 vjeç dhe viktimë ka mbetur bashkëshortja e tij 60-vjeçare, Antigoni Fili.

Gazetarja e Panorama informon se autori ishte një person i alkoolizuar dhe se mes tyre kishte grindje dhe konfrontime fizike të shpeshta. Edhe mbrëmë, burri ka vajtur i pirë në shtëpi dhe ka nisur grindja e rradhës pse kishte konsumuar alkool. Në zënkë e sipër, ai kishte ushtruar sërish dhunë mbi të shoqen dhe ka marrë një gur peshoreje dhe e ka goditur duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi trupi i pajetë i gruas është gjetur nga e bija e saj sot.

Mësohet se çifti kishte dy fëmijë, vajzën e madhe 29 vjeç dhe djalin më të vogël.

​Burri vret gruan me gurin e peshores dhe arratiset, kapet nga policia

Një krim në familje është regjistruar në Fier, ku burri ka vrarë bashkëshorten pas një konflikti.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (8 tetor 2015), por është zbuluar vetëm sot nga policia e këtij qyteti.

Viktima është Antigoni Fili 60 vjeç, e cila është goditur disa herë me gurin e peshores nga bashkëshorti i saj Arqile Fili, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Mësohet se pas krimit 62 vjeçari është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar më pas nga policia.

Ka qenë vajza e tyre që e ka gjetur të ëmën të pajetë në banesë, e cila ka bërë më pas dhe denoncimin në polici.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, burri vret bashkëshorten 60-­vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Burri ka vrarë gruan, për shkaqe që ende nuk dihen.

Arqile Fili ka vrarë bashkëshorten e tij 60-­vjeçare Antigoni Fili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat