Arrestohet 21-vjeçarja në Sardenjë, plagosi një person me thikë në Shqipëri në vitin 2013

Kronikë e zezë

Arrestohet 21-vjeçarja në Sardenjë, plagosi një person me thikë në Shqipëri në vitin 2013

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:58

Një shtetase shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme (8 tetor) nga policia italiane në Sardenjë pasi plagosi me thikë një tjetër person në Shqipëri.

Manjola Lushnjani, 21, u arrestua në qytezën e Sassari-t (qyteza e dytë më e madhe në Sardenjë), pas një kontrolli të autoriteteve italiane.

Karabinierët e prangosën 21 vjeçaren shqiptare kur zbuluan se për të ishte dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ajo i ishte larguar një dënimi me 1 vit e 6 muaj burg në Shqipëri, pasi qëlloi disa herë me thikë një bashkatdhetar në vitin 2013.

Në pritje të eksradimit, Lushnjani është mbyllur në burgun e Bancali-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat