Një muaj burg shkatërruesve të pyjeve

Kronikë e zezë

Një muaj burg shkatërruesve të pyjeve

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:42

Gjykata Themelore e Ferizajt-Dega në Shtërpcë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimit për t’iu afruar vendit apo selisë ku kanë ushtruar veprimtarinë ,gjashtë të dyshuarve nga Komuna e Shtërpcës, të cilët ngarkohen për veprat penale shkretërim i pyjeve nga neni 357 paragrafi 2 dhe vjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së.

Bëhet e ditur se të pandehurave V.S, G.V, S.Gj, dhe J.M, Gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa dy të pandehurve të tjerë S.S dhe M.F u është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor dhe si dhemasa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo selisë ku kanë ushtruar veprimtarinë, enë kohëzgjatje prej një muaji.

"Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve. Ndërkohë që masa e arrestit shtëpiak iu është caktuar konform nenin 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPRK-së, si dhe konform nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1dhe neni 178 paragrafi 1të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë shënuar", thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajt./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat