Punëdhënësit i presin dorën një gruaje

Kronikë e zezë

Punëdhënësit i presin dorën një gruaje

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:04

Kashturi Munirathinam, është një grua indiane 55- vjeçare e cila prej tre muajsh u transferua në Arabinë Saudite, për të punuar si shërbëtore në një shtëpi. Rreth dhjetë ditë më parë asaj ju pre dora e djathtë nga punëdhënësit e saj. Arsyeja për një veprim të tillë, ishte se gruaja u rebelua ndaj tyre dhe kishte tentuar të largohej nga shtëpia ku punonte, pasi keqtrajtohej vazhdimisht. Në fund të muajit qershor ajo kishte pranuar një ofertë pune në Riyadh, duke shpresuar se do përmirësonte situatën financiare të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat