Të shtëna në universitet, një i vdekur e tre të plagosur

Kronikë e zezë

Të shtëna në universitet, një i vdekur e tre të plagosur

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:16

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në kampusin e një tjetër universiteti amerikan. Një person hapi zjarr në ambientet e konviktit të Universitetit të Arizonës së Veriut. Burime nga stafi i shkollës bënë të ditur se vrasësi është kapur.

Ngjarja ndodhi në zonën e parkingut në afërsi të fjetoreve. Studentët u lajmëruan të qëndronin brenda ndërtesës dhe gjendja e emergjencës u shpall në të gjitha kampusin.

Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk është bërë i ditur.

Ngjarja vjen pak ditë pasi një person hapi zjarr në kolegjin “Umpqua Comunity College”, duke vrarë nëntë persona e duke plagosur 10 të tjerë. Rasti rihapi debatin për ligjin e armëve në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat