Arrestohen 5 studentë të Universitetit të Gjakovës

Kronikë e zezë

Arrestohen 5 studentë të Universitetit të Gjakovës

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:01

Policia e Kosovës ka intervenuar sot paradite për t’i zhbllokuar dyert e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” duke arrestuar pesë studentë.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Një grup studentësh të këtij universiteti, që në mëngjes kishte bllokuar dyert e rektoratit të këtij universiteti, duke dashur që ta pengojnë mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues të universitetit i cili në rend dite kishte edhe zgjedhjen e Rektorit të ri.

Studentët i kishin vënë drynin dyerve të rektoratit, mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ta zhbllokuar hyrjen shkaktoi intervenimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat