Arrestohet 51 vjecari grek me 32 pako kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet 51 vjecari grek me 32 pako kanabis

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:33

Një shtetas grek u arrestua nga policia kufitare pasi u kap me 32 pako kanabis (8 kg e 330 gram), sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj. Theodoros Zois, 51 vjec, banues në Greqi, iu gjetën në makinën e tij tip Peugeot sasia e lëndës narkotike e fshehur në pjesët e brendshme të mbrapakolpit.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve. Materialet procedurale do t‘i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tirane për Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat