Tre të arrestuar nga një konflikt me armë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar nga një konflikt me armë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:23

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me dy të rinj. Sipas policisë së Korçës ngjarja ka ndodhur në fshatin Shqitas, ku 50-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezër, ku sherri më pas ka kaluar në përdorimin e armëve.

Policia bën me dije, se Irjat Rukaj, 50 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar me dy vëllezër, Sokol dhe Aurel Dinoshi, përkatësisht 25 dhe 21 vjeç.

Sipas vëllezërve, 50-vjeçari ka gjuajtur në drejtim të tyre dhe ata kanë mundur t’i shmangen goditjes. Ata kanë mundur ti marrin armën Rukajt, më pas e kanë goditur me thikë në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar plagë trupore.

Sipas policisë, 50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia i arrestoi të tre personat dhe sekuestroi një armë gjahu gjerman, një fishek, një gëzhojë, një thikë buke, si he një sopat të vogël që janë përdorur në ngjarje.

Mbi Irjat Rukajn rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa për vëllezërit Dinoshi rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat