Kakavijë, arrestohet greku me 32 pako kanabis të fshehura në makinë

Kronikë e zezë

Kakavijë, arrestohet greku me 32 pako kanabis të fshehura në makinë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 09:53

Një 51-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare pasi u kap me 32 pako kanabis (8 kg e 330 gram), sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj. Theodoros Zois-it banues në Greqi, ju gjet në makinën e tij tip Peugeot sasia e lëndës narkotike e fshehur në pjesët e brendshme të mbrapakolpit

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve. Materialet procedurale do t‘i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tirane për Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat