Arrestohet 14-vjeçari që qëlloi autobusin e serbëve

Kronikë e zezë

Arrestohet 14-vjeçari që qëlloi autobusin e serbëve

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 09:33

Policia e Tiranës ka vënë dje në pranga 14-vjeçarin që qëlloi me gurë kundër autobusit të kombëtare serbe. Arrestimi i të miturit me inicialet M.Q., u bë në rrugën pranë Presidencës, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një bashkëmoshatar i tij. Pas këtij incidenti Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhixh, paralajmëroi se ndeshja në “Elbasan Arena” nuk do të luhet nëse kjo gjë do të ndodhë sërish. Ndërkaq, ky incident në dukje i vogël, ka sjelle edhe reagime të forta diplomatike ndërmjet dy shteteve, ku Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Bocka, ka refuzuar notën e protestës së Ministrisë së Jashtme serbe në lidhje me incidentin që ndodhi me autobusin e kombëtares serbe. Incidenti ndodhi të mërkurën pasdite, kur autobusi i kombëtares serbe po kalonte te “Zogu i Zi”, ndërsa transportonte ekipin nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit ku do të akomodoheshin.

Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur në një distancë të largët me gurë. I mituri me iniciale M.Q., ndodhet aktualisht në komisariatin numër 3, dhe po merret në pyetje në lidhje me incidentin. Sipas policisë së Tiranës, 14-vjeçari edhe më herët ka qenë i skeduar për vjedhje të ndryshme, kryesisht të pasqyrave dhe kasetafonave të automjeteve luksoze, por është proceduar në gjendje të lirë. Ai është ndaluar rreth 5 muaj më parë nga Komisariati nr.6., në Kombinat, pasi kishte dëmtuar me vjedhje dhe thyerja 3 makina të reja, por u lirua vetëm pak ditë më vonë për shkak të moshës të vogël që ka minoreni. Pas ndalimi në polici, i riu ka pranuar se ka qëlluar autobusin e ekipit serb, por ka theksuar se, këtë veprim e ka bërë i vetëm dhe nuk është shtyrën nga ndonjë person tjetër, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat