Aksident me fatalitet në magjistralen Suharekë- Prizren, vdes një roje nate

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në magjistralen Suharekë- Prizren, vdes një roje nate

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 08:58

Policia e Kosovë njofton se sot rreth orës 04:15 minuta në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur Rrafshi i Sopisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni i cili për pasojë ka lënë të vdekur një person.

Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit thuhet se shoferi i automjetit, mbase nga lodhja e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe del nga rruga me ç’ rast e godet një rojtar të një objekti i cili ishte në detyrë.

Mjeku nga Urgjenca e Suharekës ka konstatuar vdekjen e rojtarit ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat