Ekzekutohet me armë zjarri një i ri

Kronikë e zezë

Ekzekutohet me armë zjarri një i ri

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 07:26

Ekzekutohet në pritë një person në Bushat të Shkodrës. Rreth orës 02.15 pas mesnate në fshatin Stajkë të Bushatit, është vrarë me armë zjarri automatik Luigj Gjergji, 24 vjeç, banues në fshatin Pistull, të Hajmelit.

Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se në momentin e vrasjes viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip Audi, me ngjyrë të zezë, me targa greke NZP8147, në aksin rrugor Kreybushat- Vau Dejes, Shkodër.

Dyshohet se ekzekutori i të riut, i kushte ngritur pritë në momentin që ka qëlluar. Nga ana e uniformave blu po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit ose autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat