Arrestohen hajnat e shkollës

Kronikë e zezë

Arrestohen hajnat e shkollës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:52

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

Burime policore kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur një ditë më parë në shkollën ,,Ganimete Tërbeshi” të Ferizaj, ndërsa raportet e para flasin se të dyshuarit, F.XH.18 vjeç , L.S.17 vjeç dhe E.J. 15 vjeç, në bashkëveprim kanë kryer këtë vepër.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se gjatë kontrollimeve në lokacione të ndryshme, hetuesit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të gjërave të vjedhura.

"Policia ka gjetur dhe konfiskuar një monitor të kompjuterit të tipi "Samsung", një monitor kompjuteri të tipit ,, AOC-LED " , një monitor kompjuteri të tipit ,, NEOV", një tastierë kompjuteri, një shtëpizë kompjuteri ,,DELL”, një vegël muzikore-harmonikë, një vegël muzikore-sint, një shpuese elektrike, një gramafon, dy arka me mjete të ndryshme pune, një aparat saldues, një karrocë dore dhe para të gatshme nga zyra e drejtorit dhe sekret arit në vlerë 51 euro", ka thënë Gashi

Mësohet se me këtë rast të dyshuarit kanë dëmtuar 7 dyer të zyrave dhe klasave të kësaj shkolle.

Lidhur me rastin prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ndaj të dyshuarit F.XH. ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat