I merr të dashurës 5 mijë euro e bizhuteri, arrestohet 18 vjeçari

Kronikë e zezë

I merr të dashurës 5 mijë euro e bizhuteri, arrestohet 18 vjeçari

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:50

Një 18 vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi me anë të mashtrimit dhe në mënyrë të vazhdueshm i ka marrë të dashurës së tij 5670 euro dhe disa bizhuteri. Sipas policisë lokale, në pranga ra i riu me iniciale A.A, ndërsa denoncimi në polici shtë bërë nga vetë e dashura e tij, 18 vjeçarja me iniciale S.B.
Mësohet se djali e ka marrë shumën e lekëve në banesën e vajzës, kur ajo ka qenë e vetme në shtëpi. Eurot janë marrë gjatë muajve korrik-gusht 2015, në ditë të ndryshme dhe me shuma të ndryshme. Ndërsa bizhuteritë e marra kanë qenë kryesisht unaza floriri.
Sapo vajza ka pikasur këtë, është paraqitur në Policinë e Durrësit dhe ka denoncuar të dashurin e saj, duke shtuar se lekët e marra nga ai janë të prindërve të vajzës.
Ndërsa, djali, i marrë në pyetje nga efektivët e policisë ka deklaruar se shumën e lekëve e ka marrë me synimin se do t’ja kthejë sa më shpejt të mundet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat