Arrestohen shtatë persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim prostitucioni’

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim prostitucioni’

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:38

Policia e Kosovës, në dy operacione policore të ndara që ka realizuara me 6 dhe 7 tetor ka arrestuar shtatë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz” dhe “mundësim ose detyrim prostitucioni”, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Rasti i parë është realizuar në rajonin e Pejës ku pas një pune hetimore janë arrestuar pesë persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe për ‘marrje me prostitucion’.

Personat e dyshuar të arrestuar janë: N. Sh. (1969), B. B. (1971),E. A.( 1993), V. Sh.( 1986) si dhe Xh. R.(1989) femër e përkatësisë egjiptiane.

Ndërsa rasti i dytë është realizuar me datën 7 tetor në rajonin e Mitrovicës-veri, me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të ‘trafikimit me njerëz’.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë operacion janë: V. Z.(1980) serb i Kosovës dhe R. H.(1961) shqiptar i Kosovës.

Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit femër serbe e mitur, e cila është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Gjatë këtij operacioni është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit V. Z. dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një revole dhe një SD memorie/card

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj 7 personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat