Aksident me pasojë vdekjen në Ersekë

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Ersekë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:11

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së biçikletës me të cilën udhëtonte me një mur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rehovë, te “Kthesa e Xhuxhit”, ku 62- vjeçari A.Xh., banues në Ersekë, duke lëvizur me biçikletë, ka dalë nga rruga, është përplasur ne një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi biçikletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat