Arrestohet me armë pa leje 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Arrestohet me armë pa leje 25-vjeçari

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:24

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një person pasi posedonte armë luftarake. Sipas policisë lokale, në pranga ka përfunduar shtetasi Eduard Gjergjvata, 25 vjeç dhe banues në fshatin Ranxë.

Policia bën të ditur, se arrestimi i 25-vjeçarit është bërë pasi është konstatuar se një sallë bagëtish në pronësi të tij përdorej edhe për të fshehur armë.

Kështu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automatik i modelit 56, i pajisur me një krehër si dhe 17 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat