I moshuari bie në lumë, polumbarët nisin kërkimet për trupin

Kronikë e zezë

I moshuari bie në lumë, polumbarët nisin kërkimet për trupin

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:31

Një 85­-vjeçar ka humbur jetën sot në Fier, pasi është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Xhemal Qenani 85 vjeç, nga Levani i Fierit.

Nuk dihen ende rrethanat e mbytjes së të moshuarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 85­vjeçarit. Në ndihmë të polumbarëve kanë dalë edhe familjarët e të moshuarit, të cilët po përpiqen të lokalizojnë trupin në ujërat e lumit Vjosë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat