Vrau për 8 dollarë, ekzekutohet i dënuari në Teksas

Kronikë e zezë

Vrau për 8 dollarë, ekzekutohet i dënuari në Teksas

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:47

Në SHBA ekzekutohet një tjetër i dënuar me vdekje. Për 35-vjeçarin Juan Martin Garcia, apeli në shkallët e gjyqësorit nuk ka shërbyer për asgjë. Ai është ekzekutuar sot në Teksas, me një injeksion vdekjeprurës.

Rasti i Garcias e çon në njëmbëdhjetë numrin e dënimeve me vdekje të ekzekutuara që prej fillimit të vitit.

Garcia ishte shpallur fajtor për vrasjen e një misionari meksikan në vitin 1998, gjatë një grabitjeje të armatosur ku arriti të merrte vetëm 8 dollarë.

Para ekzekutimit, Garcia u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat