Përdhunohet e mitura në Peshkopi

Kronikë e zezë

Përdhunohet e mitura në Peshkopi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:43

Një vajzë e mitur është përdhunuar në Peshkopi, nga një dalë i ri i cili është vënë në kërkim nga policia, në përpjekje për ta lokalizuar dhe për ta vënë në pranga.

I dyshuari i përdhunimit është i riu me iniciale R.M., 23 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë. Kurse vajza që është abuzuar seksualisht është 17-vjeçarja K.S., banuese edhe ajo në qytetin e Peshkopisë.

Zyrtarisht pohohet se, Komisariati i Policisë Dibër, filloi procedimin penal e punohet për kapjen e shtetasit R.M, 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me shtetasen 17-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat