Masë arresti shtëpiak ndaj tre të pandeurve, ndërsa ndaj dy të tjerëve masa e ndalimit

Kronikë e zezë

Masë arresti shtëpiak ndaj tre të pandeurve, ndërsa ndaj dy të tjerëve masa e ndalimit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:12

Një gjyqtarë i Gjykatës themelore në Gjialnë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A., ndërsa për të pandehurit I. I. dhe A. U. ka caktuar prej 1 një muaji masën ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Këta përsona dyshohen se kanë kryer veprën të shkatërrimit të produkteve medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

“Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktim paraburgimi ndaj pesë të pandehurve.

Gjyqtari pas vlerësimit të gjitha shkresave të lëndës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A., ndërsa për të pandehurit I. I. dhe A. U. ka caktuar prej 1 (një) muaji masën ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Ndaj të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit I. I. dhe A. U. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë shkatërruar produkte medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat