Klinë, arrestohet një person për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Klinë, arrestohet një person për tentim vrasje

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:45

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi, pasi ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Te i arrestuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.65 mm pa minicion, ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Klinë, ndërsa me vendim të prokurorit, I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat