E përdhunojnë në Siri, familja e vret në Gjermani: Ishte e pandershme

Kronikë e zezë

E përdhunojnë në Siri, familja e vret në Gjermani: Ishte e pandershme

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:26

Një vajzë, që kaloi një tmerr në Siri, pasi e përdhunuan në grup, mendoi se shpëtoi kur shkoi në Gjermani.

Por Rokstan M., 20 vjeç, u ther për vdekje nga familja e saj pasi tashmë ajo nuk quhej e ndershme.

Policia gjermane beson se viktima u vra nga babai dhe dy vëllezërit, pasi urdhrin e dha nëna.

Pasi ishte arratisur në Gjermani, ajo ishte ankuar se familja e keqtrajtonte, duke i thënë se e meritonte të vdiste.

Nëna e viktimës ka mohuar që ka urdhëruar vrasjen.

“Nuk kam lidhje me vdekjen e saj,” tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat