Tentojnë ti vjedhin bagëtitë, plagoset një bari në Kukës

Kronikë e zezë

Tentojnë ti vjedhin bagëtitë, plagoset një bari në Kukës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:03

Dy persona të maskuar plagosin me thikë një bari, në tentativë për t’i marrë bagëtitë.

Pasditen e djeshme në fshatin Çajë të Kukësit 22- vjeçari N.Sh., ka qenë duke kullotur delet kur është sulmuar.

Dy persona të maskuar, kanë tentuar ti marrin delet, duke e plagosur me thikë. Si pasojë e dëmtimeve të marra i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se vjedhja ka mbetur në tentativë dhe se autorët e plagosjes, janë larguar pa i marrë bagëtitë pas konfrontimit me bariun.

Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat