Arrestohen shtatë persona për vjedhje të rënda në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona për vjedhje të rënda në Pejë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:49

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se pas një pune operative dhe hetuese në identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në zonën e Pejës, për një periudhë kohore, ka arritur të arrestojë shtatë të dyshimtë.
“Me datën 5.10.2015 kanë bërë të mundur kapjen e të dyshimtëve për mbi tridhjetë (30) vjedhje të rënda dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, gjithashtu për disa nga ta është caktuar edhe masa e ndalimit policor, por për një kohë të shkurtër (bazuar në Kodin e Procedurës Penale) kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.
Të ndaluar për një varg veprash penale të vjedhjes së rëndë (mbi 30 vjedhjesh) janë N. P. 1995 K/shqiptar, dhe gjashtë persona tjerë të moshës së re. Për të gjithë ka dëshmi dhe prova që i lidhin këta persona për këto raste të vjedhjeve. Njësitet policore të SP Pejë, përfshirë sektorët hetues, operativë dhe patrullues janë në intensitetin më të lartë të punës edhe për zbulimin e veprave tjera penale të ndodhura në zonën e Pejës, pasi që janë përpiluar plane dhe janë caktuar detyra konkrete që të parandalohen por edhe të zbulohen ato vepra që kanë ndodhë deri tani”, thuhet në njoftim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat