​Vidhen rreth 4 mijë euro nga një dyqan në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

​Vidhen rreth 4 mijë euro nga një dyqan në veri të Mitrovicës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:47

Dy persona kanë grabitur sot rreth orës 7:00 të mëngjesit çantën me rreth 4 mijë euro nga dyqani ushqimor ‘Vrbas’ në veri të Mitrovicës.

Çanta ishte në zyrën e pronarit brenda këtij dyqani, derisa pronari në ato momente ndodhej jashtë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Sipas tij, policia është duke punuar në zbardhjen e rastit, derisa kamerat e sigurisë do të ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat