Sulmuan 6 policë me leva në rrugë, arrestohen 4 të rinj

Kronikë e zezë

Sulmuan 6 policë me leva në rrugë, arrestohen 4 të rinj

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:08

Katër “djem të këqinj”, jo vetëm që nuk i janë bindur urdhërit të policisë që të mos shqetësojnë banorët në atë orë të vonë, por kanë sulmuar 6 efektivët e një patrulle policie me leva dhe mjete të tjera të forta, duke i shkaktuar lëndime atyre.

Policia e Shkodrës sërish është kthyer në qendër të vëmendjes ndërsa mbrëmjen e dy netëve më parë, një grup të rinjësh janë përleshur me mjete të forta me një patrullë policie që ka kaluar afër tyre.

Në fakt, sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se ata në Nr 129 janë thirrur nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar se po shqetësoheshin nga zhurma që bënin disa të rinj në afërsi të pallatit të tyre. Policia ka komunikuar me patrullën më të afërt, të cilët pas njoftimit kanë mbërritur në vendin ku qëndronin djemtë dhe kanë nisur të flasin me ta.

Sipas policisë kanë qenë katër persona, rreth moshës 20-vjeç, të gjith nën efektin e alkoolit.

Efektivët e policisë sapo iu kanë kërkuar që të mos ngrejnë zëri pasi po bëhen shqetësim për banorët aty pranë, janë përballur me agresivitetin e të rinjve.

Djemtë që ndodheshin në cepin e pallatit mësohet se kanë përdorur leva dhe gjithçka kanë gjetur mjet dëmtues aty rrotull.

Policët kanë njoftuar sallën operative dhe drejtë vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të grupit të gatshëm duke bërë të mundur edhe izolimin e katër të rinjve, një prej të rinjve mësohet se ka përfunduar në spital, po ashtu sikur edhe tre efektivët që kanë marr lëndime nga dhuna e ushtruar nga të rinjtë e alkoolizuar. Policia ka prangosur katër agresorët e suklmit dhe materialet preoceduriale në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë.

Në pranga të policisë kanë rënë shtetasit: Stjuart Smakaj, 18-vjeç, Nikola Çurgu, 20-vjeç, Noel Bajrami, 19-vjeç dhe Albert Mërturi, 28-vjeç, që të katër banorë të qytetit të Shkodrës.

Konkretisht, 18­-vjeçari Stjuart Smakaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, Noel Bajramit i është gjetur në xhup një thikë me gjatësi 15 cm, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njëri nga banorët e zonës, 39­-vjeçari Ardjan K., tregoi me detaje momentet e ngjarjes.

“Të rinjtë po bërtisnin me zë të lartë me njëritjetrin. Më duket se po konsumonin alkool dhe ishin në gjendje të dehur. Ata po qëndronin në katin e parë të një pallati që ishte në ndërtim, sepse njëri prej autorëve, Stjuarti, ishte roje në atë objekt. Pas ankesës së bërë nga banorët, aty erdhën dy automjete, nga ku zbritën 6 efektivë policie, të cilët u kërkuan të rinjve që të mos bënin zhurmë. Por, ata jo vetëm që nuk u bindën e nisën sërish të ngrinin zërin, por sulmuan blutë duke i goditur me leva. Ishin tepër agresivë, saqë gjashtë policë nuk arrinin që t’i ndalonin. Më pas erdhën forca të tjera policie dhe bënë të mundur arrestimin e agresorëve”, tha për “Gazeta Shqiptare” dëshmitari Ardjan K..

Burime pranë grupit hetimor pohuan, se dyshohet që adoleshenti Stjuart Smakaj të ketë qenë personi i cili ka goditur i pari policët.

Materialet në ngarkim të Smakajt, Merturit, Bajramit dhe Curgut i janë dërguar prokurorisë së Shkodrës. Ata akuzohen për veprat penale “Prishje e qetësisë publike, kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Rendit, kryer në bashkëpunim” si dhe “Mbajtje e armëve të ftohta pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat