Tiranë, zbulohet skemë mashtrimi me pronat, në pranga 7 persona

Kronikë e zezë

Tiranë, zbulohet skemë mashtrimi me pronat, në pranga 7 persona

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:58

Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin e një skeme mashtrimi në lidhje me çështjen e pronave, gjë që ka çuar edhe në arrestimin e 6 personave të dyshuar si të implikuar pasditen e së martës nga operacioni i koduar "Petrela"

Nga burimet policore bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë nga policia drejtues të njësisë Nr.5 në ZRPP Tiranë

​Flora Xhillari, 65 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë shefe e zonë Nr.5 pranë ZRPP Tiranë.
Argid Alikaj, 29 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Speclist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë
Ledion Mastori, 36 vjec, lindur e banues në Tiranë , me detyrë Specialist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë,
Genci Sula? 37 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së Tokës në Njësinë Administrative Petrelë,
Ilir Rrushi? 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Selim Brahja” Tiranë
Xhevahir Hyka, 51 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, i denuar për fallsifikim dokumentash me dy vite burgim.
Alban Dushku, 37 vjec, lindur dhe banues në Tirane

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, rezulton se Alban Dushku në bashkëpunim me Xhevahir Hykën dhe Ilir Rrushi kanë fallsifikuar tërësisht dokumentat e pronës së një personi me inidicalet G.H, ku për pasojë i kanë tjetërsuar pronësinë me numër kadastral 3517 me pasuri nr.67/16, me adresë fshati Stërmas Petrelë në adresën fshati Lundër të një sipërfaqe prone prej 4.000 m2.

Referuar veprimeve proçeduriale të deritanishme, rezulton se Alban Dushku në bashkëpunim me Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, pasi kanë falsifikuar tërësisht dokumentacionin e pronës me të dhënat e mësipërme kanë ushtruar ndikim tek punonjësit të ZVRPP Tiranë, për paisjen me çertifikatë pronësie në mënyrë të kundraligjshme.

Policia thekson se shpërdorimi i detyrës së punonjësve të ZVRPP (Hipotekës) si edhe fallsifikimi i dokumentave dhe tjetërsimi i pronës nga ana e shtetasve Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, provohet me sekuestrimet e dokumenteve pranë ZVRPP Tiranë, në Njësinë Administrative Petrelë, dhe sekuestrimet pranë noterëve të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat