Burg përjetë shqiptarit në Angli që vrau fqinjin rumun

Kronikë e zezë

Burg përjetë shqiptarit në Angli që vrau fqinjin rumun

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:46

Një gjykatë në Londër dënoi me burg përjetë një emigrant shqiptar i cili goditi me thikë për vdekje fqinjin e tij rumun pas një zënke teksa luanin shah.

Masimo Fishti do të ketë të drejtë të dalë përpara një komisioni vlerësues 21 vjet pas nisjes së dënimit.

Mbrëmjen e datës 25 prill 2015 Fishti goditi me thikë në zemër shtetasin rumun Ioan Suditu, 40 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Në përfundim të procesit gjyqësor, bashkëshortja e viktimës, Iuliana Suditu, u shpreh për mediet britanike: “Jam prekur në mënyrë ekstreme nga vdekja e bashkëshortit. Ai ishte gjithçka për mua, trau i familjes. Fëmijët e mi, djali 12 vjeç dhe vajza 4 vjeçe, janë lënduar gjithashtu nga humbja e babait. Djali, i cili ishte shumë i lidhur me të atin, nuk dëshiron të studiojë apo të shkojë në shkollë. Ai është i tronditur dhe, kur zgjohet nga gjumi, nis e qan. Vajza më pyet çdo ditë se kur do të kthehet babi në shtëpi. Çfarë përgjigje mund t’u jap unë? Planet tona për t’u plakur së bashku, duke parë fëmijët të rriten dhe të martuar, u shuan me vdekjen e burrit tim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat