Shkodër, makina e FNSH-ve përplaset me një traktor

Kronikë e zezë

Shkodër, makina e FNSH-ve përplaset me një traktor

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:53

Një automjet i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është aksidentuar sot në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjadër, ku automjeti i FNSH-ve është përplasur me një traktor.

Nga përplasja mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas informacioneve, automjeti po transportonte disa të burgosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat