Një hajn në një banesë në Shkup ka vjedhur 9.750 euro

Kronikë e zezë

Një hajn në një banesë në Shkup ka vjedhur 9.750 euro

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:59

Një dëm prej 9.750 euro i ka bërë një hajn, pronarëve të një banese në Shkup, ku duke e thyer derën hyrëse ka ikur pa u hetuar së bashku me atë që e ka vjedhur.


Ashtu si informuan nga SPB Shkup, dje një hajn me përdorimin e një mjeti të fort në mënyrë të dhunshme është futur në banesën në rrugën Jurij Gagarin, që është në pronësi të D.B.(50) dhe ka vjedhur 4.500 euro, 20.000 denar dhe ari, duke vjedhur gjithsejtë 600.000 denar, gjegjësisht 9.750 euro.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat