Pranga 47-vjeçarit , iu gjet 8.3 kg kanabis

Kronikë e zezë

Pranga 47-vjeçarit , iu gjet 8.3 kg kanabis

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 09:10

Një 47-vjeçar tepelenas ka rënë në prangat e polcisë pasi gjatë një kontrolli antikanabis, në një kasolle pranë banesës së tij, është gjetur një sasi prej 8.3 kilogram lëndë narkotike.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës gjatë ditës së djeshme në një kontroll të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasit Dilaver Kapllani, në një kasolle, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Kapllani, 47-vjeç banues në fshatin “Allkomemaj”, Tepelenë .

Materialet në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat