Zjarr në një shtëpi refugjatësh në Gjermani, një i vdekur

Kronikë e zezë

Zjarr në një shtëpi refugjatësh në Gjermani, një i vdekur

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:07

Një burrë humbi jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një shtëpi të banuar nga refugjatët në Gjermani. Zjarri ra mbrëmjen e djeshme në landin lindor të Turingia, në Saalfeld.

Sipas policisë, viktima mund të jetë një 29- vjeçar nga Eritrea, por deri më tani nuk ka të dhëna nëse zjarri është vënë qëllimisht.

Në Gjermani në ambientet ku strehohen emigrantët është i përhapur fenomeni i zjarrvënieve të qëllimshme, të cilat vihen nga ekstremistë ksenofob.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat