Vritet shqiptari nga Kosova në Suedi

Kronikë e zezë

Vritet shqiptari nga Kosova në Suedi

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 00:39

Të dielën mbrëma në Helsingborg të Suedisë është vrarë një i ri shqiptar nga Kosova.
Bëhet e ditur se ai është Ruhan Brahimi, 30 vjeçar, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës.

Dorasi kishte shtënë nga dritarja drejt Brahimit që gjendej brenda në shtëpi. 30 vjeçari kishte marrë plagë të rënda, nga të cilat vdiq pas disa minutave.

Brahimi jetonte në shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit.

Indikacionet e para të policisë thonë se vrasja është bërë nga një vrasës profesional.

Viktima ishte i njohur për policinë. Së bashku me njërin nga vëllezërit e tij, vitin e kaluar ai kishte qenë në konflikt me një bandë famëkeqe kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat