Kurbin, grabitje me dhunë dhe maska në një banesë

Kronikë e zezë

Kurbin, grabitje me dhunë dhe maska në një banesë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:32

Persona te armatosur dhe maskuar futen në banesë dhe grabisin prej andej para dhe sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit të së shtunës në fshatin Adriatik të Kurbinit. Sipas policisë autorët e ngjarjes janë futur në banesë, në momentet që familja e shtetasit K.N., 28 vjeç, ishte në gjumë.

Kur kryefamiljari është zgjuar, grabitësit e kanë dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me armë. Ata i kanë kërkuar vendin se ku ndodheshin paratë. Prej frikës, i riu u ka dorëzuar paratë dhe pas disa minutash, grabitësit janë laruar duke marrë me vete edhe sende të tjera me vlerë.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, shtetasi K.N., ka thënë se nuk i ka njohur autorët e krimit sepse ishin të maskuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat