Vlorë, pranga një personi në kërkim për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Vlorë, pranga një personi në kërkim për disa vepra penale

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 22:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, Gjergj Pitanin, 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye nga strukturat e Policisë së Vlorës në lagjen “15-Tetori”, pranë banesës së tij, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 09.09.2015, për veprat penale “Prodhimi, shitja e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Kanosja”.

Po ashtu, policia e qytetit bregdetar, ka arrestuar një shtetas tjetër për vjedhjen e një motoçiklete, Arjan Idrizaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në lagjen “28-Nëntori”, pasi kishte vjedhur motoçikletën shtetasit: G.GJ., 29 vjeç, para banesës së tij.

Policia ka filluar procedimin penal gjithashtu edhe për shtetasin: P.Caushaj, 43 vjeç, banues në fshatin Vllahimë, pasi ky shtetas ka përvetësuar motoçikletën e vjedhur nga shtetasi, Arjan Idrizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat