Durrës, vdes në spital 52-vjeçari, policia: Ishte i plagosur me thikë

Kronikë e zezë

Durrës, vdes në spital 52-vjeçari, policia: Ishte i plagosur me thikë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:57

Shkon në spital me plagë të rënda, vdes pas disa orësh, shtetasi I.K., 52 vjeç. Një ditë më parë, rreth orës 12:10, në Urgjencën e spitalit Kavajë, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët me një plagë shpuese të shkaktuar nga mjet i mprehtë shtetasi I.K, 52 vjeç, banues në Kavajë.

Si pasojë e plagëve në pjesë të ndryshme të trupit, 52-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Durrësit. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, ai ka gjetur vdekjen disa orë më vonë. Policia nuk jep detaje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Nga veprimet e para rezulton se pasi ka konsumuar një sasi alkooli ka goditur veten me thikën e bukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat