SKANDALI/ Pacientja sorollatet dyerve të spitalit, deri sa vdes (Foto)

Kronikë e zezë

SKANDALI/ Pacientja sorollatet dyerve të spitalit, deri sa vdes (Foto)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:48

Fiks Fare sjelli historine e nje pacienteje, e cila u nda nga jeta pak dite pasi u sorollat neper pavione te QSUT me shpresen se do te merrte nndihmen e pare mjekesore

Xhako Kapaj, i biri i pacientes, u ankua ne Fiks Fare se kishte dërguar disa jave me pare nënën në spital dhe mjekët e urgjences së spitalit “ Nën Tereza” e kishin nxjerrë prej andej, me pretendimin se nuk kishte mjekë të premten, të shtunën dhe të dielën.

Pas nxjerrjes nga urgjenca, pacientja kishte rënë në gjendje kome.

Pasi i eshte perkeqesuar gjendja shendetesore, te ndodhur përballë kësaj situate, familjaret e saj kane kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, për ta dërguar sërisht nënen në spital për t’I dhëne ndihmën mjeksore, pasi nëna e tyre po luftonte me vdekjen.

Menjëherë në orën 11.30 të natës gazetarët e Fisk Fare vajtën tek shtëpia e pacientes, ku e gjeten në gjendje kome atë.

Fillimisht kërkuan të kontaktonin me shërbimin e urgjencës, i cili nuk përgjigjej në numrin e saj. Më pas i telefonuan policinë e cila u dha një numër tjetër shërbimi urgjences, të cilën e lajmëruan këtë shërbim të sillte ambulancën, për ta dërguar pacientën në spital.

Me të ardhur mjekët e urgjencës, dhe pasi kontrolluan pacientën, u rekomanduan familajreve te pacientes qe ta dergonin me urgjence ne spital, pasi gjendja e saj po perkeqesohej edhe me shume

Pasi mberrin me autoambulancen e urgjences, pacientja perfundon ne urgjencen e QSUT nene Tereza

Pas dërgimit të pacientës në spital, mjekët shprehen se pacientja nuk duhej të nxirrej nga spitali, por një nga mjekët e reanimacionit u kishtë thën familjarëve ta merrenin në shtëpi, pasi nuk kishte mjekë dhe duhej të vinin të hënen te bënin analizat e pacientes.

Pasi shohin gjendjen ne te cilen pacietja ishte rikthyer ne pavion mjeket e urgjences se spitalit u thone familjareve se ajo nuk duhej te kishte dale nga spitali.

Familjaret fillojne te debatojne me mjeket e urgjences, pasi ispas tyre vete mjeket u kishin thene ta nxirrnin nene e tyre nga spitali

Gjatë trajtimit mjekësore, gjendja shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, ndërsa mjeku I urgjencës kërkonte ardhjen e mjekëve te reanimacionit, që të vinin e ta merrnin pacientën e ta dërgonin në reanimacion.

Mjeku i telefonon reanimacionit. U kerkon me insistim dhe me te bertittura qe te vijne e ta marrin pacienten se ishte shume rende

U thote familjareve se nuk ka se cfare te beje se nuk po i vjen njeri nga reanimacioni

Pas 40 minutash pas telefonates se dyte dhe insistimit te mjekut te urgjences, vjen mjekja reanimatore, e cila u shpreh se e dinte gjendjen e pacientes dhe se ajo kishte vetëm dy orë jetë.

Pas disa debatesh me ne fund pacientja shtrohen ne reanimacionin e QSUT

Gjate procedurave te shtrimit mjekja shikon kartelen dhe u tregon familjareve se ne kartele eshte shkruar qe pacientja do te dal enga urgjenca.Thote se ky eshte nje skandal


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat