Supermakina humbet kontrollin, 26 të plagosur në Maltë (Video)

Kronikë e zezë

Supermakina humbet kontrollin, 26 të plagosur në Maltë (Video)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:43

(E plotësuar)- Ky është momenti shokues se si milioneri Paul Bailey humbi kontrollin e makinës së tij prej 750 mijë paund duke përplasur dhe plagosur më shumë se 20 spektatorë gjatë një garës “Paqpaqli ghall-Istrina” në Maltë.

Babai i 4 fëmijëve ishte prapa gomave të Porchesë së tij me një shpejtësi 330 km në orë kur përplasi më pas me turmën e spektatorëve në Hal Farrug.

Sipas “Malta Today” ngjarja ndodhi rreth orës 14: 00 kur Bailey u përfshi në kaosin që la të plagosur 26 njerëz ku 5 prej tyre mendohet të jenë në gjendje kritike për jetën duke përfshirë një vajzë 6 vjeçare dhe shoferin 55 vjeçar.

Video tregon momentet tmerruese se si Paul del nga makina e tij i mbuluar në gjak dhe bie në tokë ndërkohë që të prekurit e tjerë nga aksidenti shihen të shtrirë në tokë duke kërkuar ndihmë.

***

Më shumë se 20 persona janë plagosur rëndë pasi një milioner britanik humbi kontrollin e makinës së tij 1 milionë dollarëshe në një garë rally në Maltë.

Paul Bailey po ecte me shpejtësi me Porsche Spyder, kur makina rrëshkiti dhe u përplas me barrierat dhe spektatorët anës rrugës.

5 nga 26 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, përfshirë një vajzë 6-vjeçare.

Një dëshmitar tha për ‘Times of Malta’: “Makina humbi kontrollin kur rrota e pasme preku në një pjesë me bar. U përplas direkt te spektatorët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat