Policia publikon videon e plotë të “eleminimit” të vrasësit së kreut të FNSH

Kronikë e zezë

Policia publikon videon e plotë të “eleminimit” të vrasësit së kreut të FNSH

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:51

Policia e Shtetit publikon pamjet nga operacioni 12-orësh, për kapjen e autorit të vrasjes së komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta. Videoja tregon momentet më të rrezikshme të aksionit policor, ku morrën pjesë 250 efektivë policie, 5 autoblinda dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.

Simon GjetaSiç duket edhe nga videoja, RENEA sulmoi fillimisht banesën e të kërkuarit, Ruzhdi Arishta, me autoblind duke rrëzuar një pjesë të mureve të saj. Në atë moment, Ruzhdi Arishta hap zjarr ndaj repartit RENEA, ndërsa këta të fundit i kundërpërgjigjen. Gjithashtu në video ka edhe momente të aksionit të djeshëm.

Në video dëgjohen dhe shihet shkëmbimet e zjarrit mes autorit të krimit që tronditi vendin dhe forcave RENEA. Ruzhdi Arishta, 56 vjeç, i datëlindjes 26.03.1959, vrau gjatë aksionit policor ditën e djeshme komandantin e Forcave Speciale të Shkodrës, Simon Gjeta. Autori i krimit u qëllua vetëm pas 12 orësh operacion nga reparti RENEA dhe humbi jetën në rrugës për në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat