Kërkohej në Itali për vrasje e prostitucion, kapet në Dibër shtetasi maqedonas

Kronikë e zezë

Kërkohej në Itali për vrasje e prostitucion, kapet në Dibër shtetasi maqedonas

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 17:17

Një shtetas maqedonas, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian është ndaluar në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër.

Kastriot Krliu, 56 vjeç, banues në lagjen “Goce Dellçev”, në Dibër të Maqedonisë ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Gjenovas, në Itali e kishte dënuar 56-vjeçarin me 16 vjet burg për akuzën e vrasjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat