Masakra tek “1 Maji”, ja fjalët e vrasësit para gjykatës

Kronikë e zezë

Masakra tek “1 Maji”, ja fjalët e vrasësit para gjykatës

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 14:04

“Jam i penduar”. Këto janë fjalët e 20 vjecarit Sael Sulaj, njëri prej autorëve të dy vrasjeve mbrëmjen e së enjtes tek “1 Maji”, i cili para gjykatës ka pranuar se Elvis Gacaj, i poshtëronte prej kohës, ndaj donin që ta vrisnin së bashku me shokun e tij, Vasiel Cavo.

Për të dy, gjykata ka dhënë sot masën e arrestit me burg.

Atentati tek “1 Maji”, seancë në spital për Elvis Gacajn, lihet në burg

Gjykata me heret ka lënë në “arrest me burg” Elvis Gacajn, personi që i shpëtoi atentatit tek “1 Maji”, i cili ishte edhe objektivi kryesor i sulmit.

Seanca gjyqësore është bërë në spital, ku ai ndodhet i shtruar, për shkak të plagëve të marra mbrëmjen e sulmit.

Ai akuzohet për “Mbajte dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në banesë iu gjet një sasi lënde narkotike.

Për Elvis Gaçajn, 40-vjeçari që mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë, atentati i së enjtes nuk është i pari që i bëhet.

Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i dy ditëve më parë, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes autorët e provuan me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat