Tetë plumba ndaj një qytetari në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Tetë plumba ndaj një qytetari në veri të Mitrovicës

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 09:05

Tetë plumba janë shkrehur në drejtim të Mirosllav Vasiq rreth 32 vjeçar nga Mitrovica

Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Mitrovicës për trajtim, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth mesnate në rrugën ‘Tanasko Rajiq’ në veri të Mitrovicës.

Motivi dhe autori ose autorët e këtij incidenti akoma nuk dihen.

Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat